Aktualitet

Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.

14 Gusht 2025, 07:15 Nga E. D
Vijojnë temperaturat e larta, parashikimi i motit për ditën e
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë

moti

Sondazh

Poll