Aktualitet

Situata e zjarreve në Kukës dhe Tropojë drejt normalizimit/ Vatrat e fundit të shuara plotësisht, vijon monitorimi nga strukturat lokale

Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.

14 Gusht 2025, 08:59 Nga E. D
Situata e zjarreve në Kukës dhe Tropojë drejt normalizimit/
foto ilustruese

KUKËS- Situata e zjarreve në qarkun e Kukësit po shkon drejt normalizimit. Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.

Gjithashtu vatrat e zjarreve janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura.

zjarret ne kukes

Sondazh

Poll