Vatra e zjarrit në Gërmenjë/ Flakët përhapen drejt territorit grek, terreni i rrezikshëm, shkak shpërthimi i minave
foto ilustruese KORÇË- Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë v...
Sipas njoftimit të policisë disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre.
TIRANË- Policia e shtetit bën me dije se nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga këta 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lir. Sipas njoftimit të policisë disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre.
Njoftimi:
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.
Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.
Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.
foto ilustruese KORÇË- Vatra e zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë v...
foto ilustruese GRAMSH- Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e...
foto ilustruese KUKËS- Situata e zjarreve në qarkun e Kukësit po shkon drejt normalizimit. Dy vatra të reja, të cilat u shfa...
foto ilustruese TIRANË- Punësimi në sektorin bankar po rritet për të gjashtin vit radhazi. Të dhënat e Shoqatës Shq...
foto ilustruese TIRANË- Bashkitë në të gjithë vendin po përballojnë situatën emergjente e krijuar me zjarret me 25...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndr...
Aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Levan. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth or&e...
Foto DELVINË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ndodhet në Delvinë ndërsa po monitoron nga afër situatën e zjarreve n&eu...
Foto TIRANË- Vendi ynë prej ditësh po përballet me situatë alarmante përshkak të vatrave të zjarrit. Shumë vat...
Foto TIRANË- Ambasada greke përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipër...