Aktualitet

Shqipëria përballë vatrave të zjarrit pa avionë zjarrfikës, ministri Vengu: Që nga viti 2007 nuk kemi pilot! Avionët prodhohen që të vijnë tek ne, kjo kërkon kohë

Sipas tij ata kanë kërkuar që procesi të përshpejtohet dhe të vinë në vendin tonë sa më parë. Ministri gjithashtu është justifikuar duke thënë se në vendin tonë që nga viti 2007 nuk ka pilot.

13 Gusht 2025, 22:44 Nga N.F
Shqipëria përballë vatrave të zjarrit pa avionë
Foto

DELVINË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ndodhet në Delvinë ndërsa po monitoron nga afër situatën e zjarreve në vend. Gjatë fjalës së tij para mediave Vengu është pyetur në lidhje me mungesën e avionëve zjarrfikës ndërsa është shprehur se avionët prodhohen që të vijnë në vendin tonë dhe se kjo kërkon kohë.

Sipas tij ata kanë kërkuar që procesi të përshpejtohet dhe të vinë në vendin tonë sa më parë. Ministri gjithashtu është justifikuar duke thënë se në vendin tonë që nga viti 2007 nuk ka pilot. Në një situatë të tillë është dashur ndërhyrja nga vendet fqinje si Italia për te sjellë helikopterë dhe avion për të ndihmuar sado pak për të luftuar ferrin që po përjeton prej ditësh Delvina dhe jo vetëm.

"Ne duhet që me shpejtësi ka të bëjë me formimin e pilotëve të këtyre mjeteve. Qe nga viti 2007 Shqipëria nuk ka pilot avioni. Ky është realiteti që kemi trashëguar dhe është realiteti që duam të transformojmë. Kemi hapur edhe një shkollë aviacioni që në qershor të vitit që vjen do fillojë të operojë në Vlorë.

Avionët duhet të prodhohen që të vijnë në Shqipëri. Është proces që merr kohë, ne po kërkojmë një mundësi që të prodhohen sa më shpëjt. Në këto kushte jemi, kjo është transparencë e plotë. Nuk ka polemikë këtu, ka të bëjë me planin e zbatimit të investimeve të qeverisë shqiptare," tha Vengu.

ministri vengu

Sondazh

Poll