Politike

Rritja e kanabisit në TG3, Rama merr sqarimin nga autoritetet italiane: Shifrat nuk përkojnë, fituam ndaj një gënjeshtre

30 Janar 2020, 21:37 Nga DOSJA
Rritja e kanabisit në TG3, Rama merr sqarimin nga autoritetet italiane:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një reagim të policisë italiane, të cilëve u kërkoi të përgënjeshtronin një kronikë të TG3 ku flitej për shtimin e kanabsiit në Shqipëri. Në një status në Tëitter, Rama shkruan shkruan dhe falenderon policinë italiane për përgjgjen. Ndërkohë në dy foto ka publikuar edhe përgjigjjen e marrë.

Në foto shkruhet se kronika dhe shifrat e raportuar nga TG3 për kanabisin në Shqipëri nuk korrespondojnë më ato reale. “Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike,”– shkruan Rama krahas fotove.

TG3 publikoi një kronikë ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë prokurori Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në. Kjo kronikë solli reagime në Shqipëri. Opozita u shpreh se kjo gjë tregonte se qeveria ka mashtruar në luftën ndaj kanabisit, ndërsa kjo e fundit kërkoi përgënjeshtrim nga autoritetet italiane.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tg3 kronike per kanabisin edi rama tg3 kronike per kanabisin

Sondazh

Poll