Aktualitet

ME VIDEO/ Kapet “skifteri” dibran, momentet kur futet në dyqan, merr portofolin si të ishte i tij

31 Janar 2020, 10:30 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Kapet “skifteri” dibran, momentet kur futet në dyqan,

Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar 26-vjeçarin me inciale J.B pasi akzuohet se  kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë. Policia njofton se 26-vjeçari ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë. Policia ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të dyqanit, ku shohet i riu teksa vjedh portofolin.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Zbardhen 2 vjedhje të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat i punës së mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë. Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohet 26-vjeçari në dibër kapet “skifteri” dibran arestohet 26-vjeçari në dibër kapet “skifteri” dibran

Sondazh

Poll