Ekonomi

Matura shtetërore/ Besa Shahini: Në provime do të jenë si administratorë edhe praktikantët e mësuesisë

31 Janar 2020, 10:47 Nga DOSJA
Matura shtetërore/ Besa Shahini: Në provime do të jenë si

Tiranë- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë. Në një postim në Facebook, ministrja sqaron se praktikantët nuk do të jenë  të fushës për të cilën zhvillohet provimi.

“Përveç oficerëve të sigurisë, punonjësve të #MASR dhe institucioneve të varësisë, administratorë provimi këtë vit në Maturën Shtetërore do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë, të cilët nuk janë as të fushës për të cilin zhvillohet provimi dhe nuk e administrojnë provimin në qytetin ku kanë zhvilluar praktikën.”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Provimet e maturës shtetërore për këtë vit do të zhvillohen në muajin qershor. Pak javë më parë ministria njoftoi se provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës së huaj, më 11 qeshor do të jetë provimi i gjuhës shqipe, më 15 qershor do të jetë provimi i matematikës,  dhe në datën 18 qershor do të jetë provimi i fundit, provimi me zgjedhje. Ashtu si çdo vit, secili provim do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjatë 2 orë e 30 minuta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale besa shahini matura shteterore] besa shahini matura shteterore]

Sondazh

Poll