Ekonomi

Task-forca shëndetësore, Manastirliu: Kemi rritur masat kundër koronavirusit. Shefja e ISHP: Vendi ynë s’është i rreziku

31 Janar 2020, 07:16 Nga DOSJA
Task-forca shëndetësore, Manastirliu: Kemi rritur masat kundër

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot për hërë të dytë task-forcën shendetësore, për të treguar edhe njëherë masat e marra kundër koronavirusit. Manastirliu u shpreh se janë rritur masat kundër këtij virusi dhe janë shtuar kontrollet në pikat kufitare.

Më tej në fjalën e saj, ministrja tha se duhen rritur ende masat e survejimit për të gjithë personat e dyshuar. Nga ana tjetër shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, u shpreh se Shqipëria është ende një vend i parrezikuar nga koronavirusi, pasi nuk kemi lidhje direkte me vendet ku është përhapur virusi. Ky fakt u konfirmua dhe nga Najada Çobo, shefja e Infektivit në QSUT, ku tha se ishte një rast i dyshuar, por pas kontrolleve rezultoi që kishte vetëm grip të thjeshtë.

Mbledhja e task-forcës së shëndetësië vjen një ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës botërore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Virusi vdekjeprurës tashmë është përhapur në të gjithë botën, pasi nuk ka të prekur vetëm në Kinë, por dhe në vendet e Europës.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rreziku nga koronavirusi task forca shendetesore koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu rreziku nga koronavirusi task forca shendetesore

Sondazh

Poll