Ekonomi

Shefja e Infektivit: Patëm një rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri (VD)

31 Janar 2020, 08:42 Nga DOSJA
Shefja e Infektivit: Patëm një rast të dyshuar me koronavirus

TIRANË- Najada Çobo, shefe e Repartit të Infektivit në QSUT, nga mbledhja e task-forcës shëndetësore ka thënë se në Shqipëri ka pasur një rast të dyshuar me koronavirus. Çobo tha se këtij personi i janë bërë analizat e plota dhe në fund është verifikuar që ka pasur grip të thjeshtë dhe nuk ishte i prekur nga ky virus.

Ne patëm rastin e parë të dyshuar, ishte një person që kishte urdhëtuar në Kinë. Ne u përballem me një rast, dhe pas 7 apo 8 orësh që nuk kishte shenja nga koronavirusi.

E thënë kjo është vlefshme për situata të prekura me dorë dhe jo të shkruara me lëtër. Ne këtë provë e kaluam e kaluam me sukses dhe shpresoj që dhe në raste të tjera të kalojmë me sukses”, tha Çobo.

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur sot për herë të dytë task-forcën e shëndetësisë. Ogerta Manastirliu tha se janë rritur masat kundër koronavirusit dhe survejimet. Ministrja tha se në pikat kufitare janë rritur kontrollet. Shefja e ISHP, Silva Bino tha se Shqipëria është vend i sigurt.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi najada çobo task forca shendetesore koronavirusi në kinë koronavirusi ne shqiperi najada çobo task forca shendetesore

Sondazh

Poll