Ekonomi

“Kemi frikë për fëmijët”/ Disa familje në Lezhë mbeten në pallatet e dëmtuara, qiraja është shtrenjtuar (VD)

30 Janar 2020, 14:07 Nga DOSJA
“Kemi frikë për fëmijët”/ Disa familje në

LEZHË- Shumë familje në Bashkinë e Lezhës vijojnë të jetojnë në objekte të dëmtuara, pasi thonë se në qytet është bërë e vështirë të gjesh një shtëpi të sigurt. Lëkundjet e 28 janarit, thonë se i përjetuan keq, por kushtet po i detyrojnë të bashkëjetojnë me rrezikun.

Lëkundjet e 28 janarit, rikthyen frikën tek banorët e Lezhës që vijojnë të banojnë në objekte të shpallura të rrezikshme pas 26 nëntorit të vitit të kaluar. Banorët thonë se e dinë rrezikun që u kanoset, por janë të detyruar të bashkëjetojnë më të.

“Normal që kemi frikë.”

Ankohen së në Lezhë është bërë e vështirë të gjesh një shtëpi me qira, pasi çmimet janë shumë më të larta nga bonusi i qirasë.

“Frika është për fëmijët por nuk kemi ku të shkojmë. Janë shtrenjtuar qiratë kudo.”

“Nuk kemi kërkuar shtëpi se nuk e përballojmë dot.”

Në Bashkinë e Lezhës janë 13 pallate të shpallur të pabanueshëm dhe çdo lëkundje është një “minë me sahat” për banorët që vijojnë të qëndrojnë brenda këtyre objekteve. Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për t’ju gjetur strehim, pasi vetë e kanë të pamundur ndaj dhe qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara.

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale lezhe pallatet e demtuar ne lezhe strehimi i banoreve ne lezhe tragjedia e 26 nentorit 2019 lezhe pallatet e demtuar ne lezhe strehimi i banoreve ne lezhe tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll