Ekonomi

Rreziku nga koronavirusi/ Silva Bino: Në Shqipëri nuk kemi asnjë person të infektuar, masat që duhet të marrim (VD)

31 Janar 2020, 08:42 Nga DOSJA
Rreziku nga koronavirusi/ Silva Bino: Në Shqipëri nuk kemi asnjë

TIRANË-  Në mbledhjen e sotme të  Task-Forcën shëndetësore,  shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi. Ajo ka theksuar se edhe në Shqipëri duhet të merren masa që mos përhapet virusi në vendin tonë si edhe të trajnohet personeli mjekësor për këtë virus.

“Unë nuk të thoja shumë më tepër se c’ju thatë. Unë do të theksoj diçka për shpalljen e emergjencës globale. Kjo nuk implikon masa ekstreme për Shqipërinë, njerëzit e lidhin me ndalimin e mallrave dhe udhëtimeve por kjo nuk rekomandohet. Kjo ngjarje është me rëndësi të madhe, është një ngjarje që ka prekur shumë vende të botës. Vendet rritin nivelin e ndërgjegjmërisë. Kjo është ajo çka po bëjmë edhe ne. Pavarëissht se rritet rreziku, ne aktualisht nuk kemi asnjë rast. Ne po rritimin kapacitetin për diagnozën e shpejtë të rastit. Ne po bashkëpunojmë me OBSH-në të rritur masat për mosmarrjen e infeksionit. Ne duhet të rritim përgjegjshmërinë e çdo personeli shëndetësor, që të dinë të mbrohen dhe marrin masat e duhura.”, u shpreh ajo.

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur sot për herë të dytë task-forcën e shëndetësisë. Ogerta Manastirliu tha se janë rritur masat kundër koronavirusit dhe survejimet. Ministrja tha se në pikat kufitare janë rritur kontrollet. Shefja e ISHP, Silva Bino tha se Shqipëria është vend i sigurt.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi rreziku nga koronavirusi silva bino task forca shendetesore koronavirusi ne shqiperi rreziku nga koronavirusi silva bino task forca shendetesore

Sondazh

Poll