Na mungojnë investimet nga BE, Shqipëria me nivelin më të ulët në Europën Qendrore e Jugore
31 Janar 2020, 06:08Nga DOSJA
Shqipëri-Shqipëri dhe Mali i Zi janë dy vendet me fluksin më të ulët të investimeve nga vendet e Bashkimit Europian (BE) në raport me totalin. Sipas një studimi nga Qendra për studime Ekonomike e Vjenës në vitin 2018 Shqipëria kishte nga BE vetëm 53,9 për qind të totalit të investimeve të huaja. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi, i cili shënoi vetëm 44.3 % të totalit të investimeve të huaja nga vendet e Bashkimit Europian.
Në vendet e tjera në zhvillim të Europës Qendrore dhe Juglindore (CESEE) përqindja e investimeve nga vendet e BE është shumë më e lartë. Maqedonia e Veriut i ka 75.3 të totalit të investimeve nga vendet e BE-së, Serbia raporton se ka 73.6 për qind të investimeve të huaja direkte nga vendet e BE, Bosnja 66.7%, Bullgaria 79.6%, Rumania 91.1 %, Hungaria 92.7% etj, (Sipas hartës me poshtë). Por, pavarësisht origjinës, investimet në terma bruto shënoi rritje në Moldavi, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë.
Tradicionalisht, rajoni CESEE ka tërhequr shumicën e investimeve nga vendet e BE-së. Për secilin prej vendeve të rajonit gati 3 të katërtat e investimeve të huaja vijnë nga BE-e, ndryshe nga rasti i Shqipërisë që gati gjysma e fluksit të investimeve ishin nga vendet jo të BE-së si Kanadaja, Turqia, Zvicra etj. Por trendet e fundit tregojnë se në Hungari dhe Slloveni ka një zbehje të investimeve nga vendet e BE-së, të cilat kanë ardhur në rënie në pesë vitet e fundit.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe në një masë më të vogël Bosnjës, roli i vendeve të BE si investitorë të huaj po vjen në rënie gjithashtu raporton instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës. Pabarazitë e të ardhurave ndërmjet vendeve të Rajonit CESEE mbeten të mëdha. Këto vende ende po vuajnë mungesën e integrimit ekonomik në BE si në tregti dhe në investimet e huaja direkte.
TIRANË-Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe të dhimbshme të familjes Çekrezi. Kryefamiljarja, Anila, treg...
TIRANË- Viti 2019 ishte një vit i vështirë për kompanitë publike të sektorit energjetik i përkufizuar nga një situatë hidrike jo e favorshme, importe të la...
LEZHË- Shumë familje në Bashkinë e Lezhës vijojnë të jetojnë në objekte të dëmtuara, pasi thonë se në qytet është bërë e vështirë të gjesh një shtëpi të si...
TIRANË- Forumi i II Ekonomik i Tiranës me tematikën “Rrugët drejt Reformës” po zhvillohet sot në hotelin Maritim Plaza Tirana. Kryeministri i Republikës së...
TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka folur mbrëmjen e djeshme për virusin vdekjeprurës që është përhapur në të gjithë botën. Sipas Kalos, shprehet se ka...
TIRANË- Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kamariere në Tiranë. Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa t...
TIRANË- Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës S...
KORÇË- Boboshticën sot e gjen midis projektit ambicioz të “100 fshatrave turistikë” dhe dëshirës për braktisje të banorëve, të cilët shprehen skepti...