Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të tre fshatrave në Gramsh: Largohuni menjëherë nga banesat

Më herët u raportua se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët.

12 Gusht 2025, 13:31 Nga r.ll
Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të tre fshatrave
zjarri

GRAMSH- Situata raportohet alarmante nga zjarri në Gramsh. Ministria e Mbrojtjes ju ka bërë thirrje urgjente banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

"THIRRJE URGJENTE! Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Flakët kanë përfshirë teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një përson ka mbetur i bllokuar brenda. Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët. Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve.

zjarri ne gramsh

Sondazh

Poll