Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në aksin rrugor Muriqan-Shkodër/ 30-vjeçari qëllon të renë dhe largohet, shpallet në kërkim (EMRAT)

Sipas policisë gnjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Gjithashtu Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

12 Gusht 2025, 13:25 Nga E. D
Plagosje me armë zjarri në aksin rrugor Muriqan-Shkodër/
foo ilustruese

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”. Policia bën me dije se Edison Probatistaj 34 vjeç ka plagosur me armë zjarri Erisa Isufin 30 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë njarja ka ndodhur për motive të dobëta. Gjithashtu Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne shkode erisa isufi edison probatista

Sondazh

Poll