Aktualitet

Situata alarmante në Gramsh/ Përfshihet nga flakët teqeja e Shëmbërdhenjit, dyshohet për një person të bllokuar brenda

Ministria e Mbrojtjes lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

12 Gusht 2025, 13:08 Nga r.ll
Situata alarmante në Gramsh/ Përfshihet nga flakët teqeja e
foto ilustruese

GRAMSH- Situata me zjarrin në Gramsh paraqitet alarmante. Raportohet se flakët kanë përfshirë teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një përson ka mbetur i bllokuar brenda.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes lëshoi urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Evakuimi vjen për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

zjarr ne gramsh

Sondazh

Poll