12 Gusht 2025, 12:58
Nga E. D
foo ilustruese
MALISHEVË- Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar një person, që dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës. R.M., u arrestua në Prishtinë dhe ai dyshohet për veprën penale: krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas njoftimit, R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, “në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”.
Prokuroria tha se kundër të akuzuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.
“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, tha Prokuroria Speciale.
Së fundi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur disa aktakuza për krimet që janë kryer gjatë luftës më 1998/99.
Po ashtu, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
Aktualitet
12 Gusht 2025, 12:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkes&eu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 12:28
r.ll
zjarri
GRAMSH- Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Blet&e...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 12:21
r.ll
osman stafa
TIRANË- Godina e News24 vijon të jetë e rrethuar me forca policie dhe transmetimi mediatik vijon të jetë i shkëpu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 11:59
r.ll
foto nga operacioni
TIRANË- Europol ka dalë sot me një komunikatë për shtyp lidhur me goditjen e grupit kriminal të Franc &Cc...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 11:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- I nxehti afrikan është rikthyer sërish në vend, ku temperatura kanë arritur nivele ekstreme. Një...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 11:08
r.ll
irfan hysenbelliu
TIRANË- Botuesi i "Focus Group", Irfan Hysenbelliu ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me rrethimin e News...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 10:34
r.ll
foto të ilustruara
TIRANË- Shqipëria është rrethuar nga zjarret nga veriu në jug. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me p&eum...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 10:26
r.ll
foto ilustruese
KOLONJË- Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kuf...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 10:22
Vladimir Karaj
foto ilustruese
TIRANË- Komiteti i Investimeve Strategjike, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi me 10 prill statusin “investitor strat...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 10:10
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raport...