Aktualitet

Rëndohet situata me dy frontet e zjarrit në Gramsh, urdhërohet evakuimi i banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

12 Gusht 2025, 12:28 Nga r.ll
Rëndohet situata me dy frontet e zjarrit në Gramsh, urdhërohet
zjarri

GRAMSH- Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Evakuimi vjen për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

zjarr ne gramsh

Sondazh

Poll