Conte konfirmon dy rastet e para të Koronavirusit në Itali
ITALI– Italia ka konfirmuar rastet e saj të para të koronavirusit vdekjeprurës, menjëherë pasi shpërthimi i Koronavirusit kaloi në shifra alarmante, fakt ky që çoi edhe OBSH-në të shpallte emergjencë globale shëndetësore.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se dy turistët kinezë kanë rezultuar me teste pozitivë për virusin. Që në këtë moment ai ka urdhëruar që të gjitha fluturimet midis Italisë dhe Kinës të anulohen pasi mjekët mendojnë se rrezikohen mijëra njeërz të tjerë si shkak i tyre.
“Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka nxjerrë një “dekret për mbylljen e fluturimeve ajrore nga Italia drejt Kinës.”- tha Kryeministri Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp.
“Ne mendojmë se jemi vendi i parë i BE që morëm këtë masë paraprake. Jam i sigurt se situata do të mbetet e përmbajtur.”- tha Conte pasi raportoi se dy turistë kinezë kishin virusin.
Policia ka mbyllur dhomën ku ata kishin qëndruar në një hotel në qendër të kryeqytetit, dhe turistë të tjerë kinezë që kishin mbërritur në Itali nga i njëjti grup që kishin qenë edhe dy turistët, po testohen për virusin, shkruajnë mediat italiane.
Drejtori i Spallanzani Giuseppe Ippolito tha se autoritetet po gjurmonin lëvizjet e çiftit. Ata besohet se kanë mbërritur në Itali në qytetin verior të Milanos mbi një javë më parë.
Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Burimi: Timesofmalta
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
U bllokuan në anije derisa dolën rezultatet e dy kinezëve, 6000 pasagjerët e kroçerës së ankoruar në Itali marrin frymë
ITALI– Ditën e djeshme një anije me 6000 pasagjerë u ndalua në Itali pasi u evidentuan dy kinezë të cilët u dyshuan se janë të prekur nga Koronavirusi.Por, pas...
Humbin jetën 10 persona nga sulmi ajror në Siri, Rusia mohon që ka pasur dorë në këto vrasje
SIRI– Bombardimet u raportuan në qytetin Ariha pasi forcat e qeverisë Ruse dhe Siriane vazhdojnë sulmet ndaj Idlibit.Sulmi ajror ka ndodhur pranë një furre buke...
Mblidhet kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re
KOSOVË- Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot me kërkesë të Albin Kurtit që është mandataur si Kryeministër nga presidenti i Kosovës Hashim Tha&...
FOTOLAJM – Prezantimi i “Marrëveshjes së Paqes”, Trump qëllohet me këpucë
PALESTINË- Presidenti amerikan, Donald Trump së bashku me kryeministrin e Izraelit paraqitën para dy ditësh në Uashington “Marrëveshjen e Paqes”. Janë tetë...
Bashkëpunon me presidentin autokrat, kompania amerikane shkarkon arkitektin Bjarke Ingels
TIRANË– Bjarke Ingels, arkitekti i famshëm i Teatrit Kombëtar, është shkarkuar nga kompania e madhe e pasurive të paluajtëshme, WeWork, pas zbulimit ...
Pamje mahnitëse në Liban, meteori bën natën ditë (VIDEO)
LIBAN– Një meteor është kapur nga kamera duke rënë nga qielli gjatë natës në LibanSipas Daily mail pamjet e kamerave janë regjistruar nga Nizar Samir El Murr, 2...
Nis evakuimi i të infektuarve me koronavirus, avioni turk do marrë 34 njerëz, mes tyre një shqiptar
TURQI– Një aeroplan turk do të niset drejt Kinës ditën e nesërme për të marrë disa njerëz që ndodhen në Ëuhan ku është edhe epiqendra e sëmundjesMedi...
“Mjaft më terhiq e mos keput”. Britania është shumë pranë Brexi-t
BRITANI- Sipas një raporti të Korporatës RAND pasiguria e vazhdueshme gjatë këtyre negociatave do t’i kushtojë Britanisë 5.5 miliardë dollarë në Prodhimin e Bre...
Greqi/ Rëndohet bilanci i të prekurve me grip, 21 të vdekur dhe 88 të shtruar, ja kur qetësohet situata
GREQI– Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EHOD) ka publikuar bilancin e rëndë të personave të vdekur prej virozave të stinës. Mësohet se deri në tani në s...