Bota

FOTOLAJM – Prezantimi i “Marrëveshjes së Paqes”, Trump qëllohet me këpucë

30 Janar 2020, 22:04 Nga DOSJA
FOTOLAJM – Prezantimi i “Marrëveshjes së Paqes”,

PALESTINË- Presidenti amerikan, Donald Trump së bashku me kryeministrin e Izraelit paraqitën para dy ditësh në Uashington “Marrëveshjen e Paqes”. Janë tetëdhjetë faqe të cilat ilustrojnë planin, i cili parashikon Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, por që në të njëjtën kohë parashikon krijimin e një shteti palestinez, i cili do të ketë për kryeqytet një zonë të Jeruzalemit lindor. Ky plan do të ketë mbështetje ekonomike prej 50 miliardë dollarë investime nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Palestinezët e shikojnë “Marrëveshjen e Paqes” të prezantuar nga Trump si një komplot. Për këtë arsye edhe reagimet nga ana e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet. Një ndër më pikantet është edhe kjo foto ku një qytetar është fotografuar duke gjuajtur televizorin me këpucë ndërkohë që Trump-i ishte duke folur.

Në prezantimin e planit nuk kishte asnjë përfaqësues palestinez dhe nga ana e tyre ishin refuzuar prej disa ditësh pikat e paraqitura nga Trump. Pavarësisht mbështejes që mund të ketë marrë edhe nga disa vende të lindjes, ky plan nuk është pritur mirë si nga palestinezët ashtu edhe nga disa izraelitë.

Burimi: IslamTimes

(a.s/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump jeruzalem marreveshja e paqes palestinezet trump qellohet me kepuce donald trump jeruzalem marreveshja e paqes palestinezet trump qellohet me kepuce

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2020, 17:11

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË- Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të trego...