Bota

U bllokuan në anije derisa dolën rezultatet e dy kinezëve, 6000 pasagjerët e kroçerës së ankoruar në Itali marrin frymë

31 Janar 2020, 08:06 Nga DOSJA
U bllokuan në anije derisa dolën rezultatet e dy kinezëve, 6000

ITALI– Ditën e djeshme një anije me 6000 pasagjerë u ndalua në Itali pasi u evidentuan dy kinezë të cilët  u dyshuan se janë të prekur nga Koronavirusi.

Por, pas bllokimit të anijes dhe testimit që u është bërë  dy partnerëve kinezë, nuk janë konfirmuar si të prekur nga Koronavirusi.

Sipas analizave të kryera në qendrën ‘Spallanzi’ në Romë, çifti kinez rezultoi i painfektuar nga virusi vdekjeprurës. Por gjatë kësaj kohe që anija qëndroi pezull, e ankoruar në portin e Civitavecchia në Itali kanë qenë të stresuar pasi ekzistonte rreziku i përhapjes së virusit dhe nuk u lejuan të largoheshin nga anija.

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja vihet re sesi pasagjerët janë shpërndarë nëpër anije të stresuar në maksimum.

Por pas daljes së rezultateve pasagjerët  janë qetësuar duke mos patur më frikë për rrezik nga Koronavirusi.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në kinë, duke u marrë jetën 213 njerëzve, ndërsa mbi 10 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Ata kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët kinezë por edhe për çdo shtetas tjetër që ndodhet në kinë t’i përmbahen rregullave higjienike në shmangien ndaj virusit vdekjeprurës. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine koronavirusi në kinë shkon ne 213 numri i viktimave te koronavirusit virusi ne kine

Sondazh

Poll