Bota

Humbin jetën 10 persona nga sulmi ajror në Siri, Rusia mohon që ka pasur dorë në këto vrasje

31 Janar 2020, 07:42 Nga DOSJA
Humbin jetën 10 persona nga sulmi ajror në Siri, Rusia mohon që

SIRI– Bombardimet u raportuan në qytetin Ariha pasi forcat e qeverisë Ruse dhe Siriane vazhdojnë sulmet ndaj Idlibit.

Sulmi ajror ka ndodhur pranë një furre buke dhe një klinike mjekësore në rajonin e Sirisë, Idlib ku kanë mbetur të vrarë 10 civilë, tha një monitorues i luftës dhe një shërbim shpëtimi, pasi forcat qeveritare vazhduan një sulm tokësor.

Sulmi i së enjtes besohet të jetë kryer nga aeroplanët luftarakë rusë që mbështesin qeverinë siriane.

Por, qeveria ruse ka mohuar kategorikisht që sulmi ajror të jetë bërë nga ata në Ariha, një qytet në provincën Idlib.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 viktima ne siri rusi sulm ajror ne siri 10 viktima ne siri rusi sulm ajror ne siri

Sondazh

Poll