Bota

Mblidhet kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re

31 Janar 2020, 07:31 Nga DOSJA
Mblidhet kryesia e Kuvendit, caktohet seanca për votimin e Qeverisë

KOSOVË- Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot me kërkesë të Albin Kurtit që është mandataur si Kryeministër nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Sipas informacioneve mësohet se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur data 3 shkurt për formimin e qeverisë.

Nga ana tjetër Kurti për të arritur një marrëveshje me LDK-në ka kohë deri në datën 4 shkurt dhe më pas do i paraqesë Kuvendit emrat e minsitrave dhe do kërkojë votëbesimin. Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit. Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni data per votimin e qeverise koalicion mes ldk dhe vv kryesia e kuvendit qeveria e re ne kosove data per votimin e qeverise koalicion mes ldk dhe vv kryesia e kuvendit qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Janar 2020, 17:11

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË- Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të trego...