Politike

"Në fushatë kam konstatuar ngulfatjen e hapësirës së përbashkët", Rama: Lirimi i hapësirave dhe prishja e ndërtimeve pa leje nuk është sulm ndaj sipërmarrjes

Ai shtoi se për hapësirat e zëna publike ka angazhuar në terren grupet e deputetëve, të cilat kanë konstatuar mbi 1000 pika që duhen çliruar

10 Gusht 2025, 09:39 Nga r.ll
"Në fushatë kam konstatuar ngulfatjen e hapësirës
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në rrjetet e tij sociale një bashkëbisedim me qytetarët ku ka folur për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Rama është shprehur se gjatë fushatës zgjedhore në qarkun e Tiranës ka konstatuar ngulfatje të hapësirës së përbashkët. 

Ai shtoi se për këtë ka angazhuar në terren grupet e deputetëve, të cilat kanë konstatuar mbi 1000 pika që duhen çliruar. Kreu i qeverisë theksoi se aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje apo lirimi i hapësirave publike nuk janë sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës.

"Për arsye se isha në listën e Tiranës, kam bërë një fushatë me shumë ndalesa në Tiranë. Dhe kam parë e konstatuar shumë gjëra. Kam parë dhe ngulfatjen e hapësirës së përbashkët. Për këtë aryse kam angazhuar deputetët për tu rikhtyer të njerëzit. Dhe janë konstatuar 1000 e kusur pika që duhen çliruar. Nuk jemi në kushtet si më përpara. Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje, mur llac e tulla, por bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme. Në tërësi kemi pasur mirëkuptim. Nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës.", u shpreh Rama. 

edi rama lirimi i hapesirave publike

Sondazh

Poll