Aktualitet

Shqiptarët kthehen në atdhe për pushimet verore, fluks në Portin e Vlorës

Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.

9 Gusht 2025, 10:23 Nga M.B
Shqiptarët kthehen në atdhe për pushimet verore, fluks në
Porti

VLORA- Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë. Raportohet ndërkohë se autoritetet portuale presin një fluks edhe më të madh gjatë pasdites.

Sipas informacioneve, e sotmja shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës.

Fluksi më i madh regjistrohet zakonisht gjatë fundjavave, kur shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e Bashkimit Europian zgjedhin të kthehen në atdhe për pushimet verore. 

porti i vlores

Sondazh

Poll