Aktualitet

Forcat e Policisë prej 2 orësh pranë ambienteve të medias News24, ndërpritet energjia elektrike

Sipas medias në fjalë, tashmë është ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal.

9 Gusht 2025, 08:06 Nga M.B
Forcat e Policisë prej 2 orësh pranë ambienteve të medias
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e medias News24 prej 2 orësh. Sipas medias në fjalë, tashmë është ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të tyre.

News24 shkruan se Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e televizionit News24 dhe mediave të tjera vizive dhe të shkruara BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Raportohet gjithashtu se Policia nuk po lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë. Sipas tyre, në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

news 24

Sondazh

Poll