Aktualitet

27-vjeçari në Tiranë paraqitet në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri, rasti nën hetim

Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

9 Gusht 2025, 07:36 Nga M.B
27-vjeçari në Tiranë paraqitet në spital i plagosur
Foto ilustruese

TIRANA- Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. Bëhet me dije se 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

tirana

Sondazh

Poll