Aktualitet

FOTO/ Policia rrethon ambientet e medias News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

Raportohet gjithashtu se Policia nuk po lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë.

9 Gusht 2025, 07:47 Nga M.B
FOTO/ Policia rrethon ambientet e medias News24, gazetarëve u ndalohet
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Forca të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së medias News24. Sipas medias në fjalë, forcat e policisë kanë zbarkuar pranë ambienteve të tyre pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate.

FOTO/ Policia rrethon ambientet e medias News24, gazetarëve u ndalohet
Foto nga vendi i ngjarjes

News24 shkruan se Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e televizionit News24 dhe mediave të tjera vizive dhe të shkruara BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

FOTO/ Policia rrethon ambientet e medias News24, gazetarëve u ndalohet
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportohet gjithashtu se Policia nuk po lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë. Sipas tyre, në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.

"KAYO" është një kompani shtetërore shqiptare e mbrojtjes dhe sigurisë e themeluar në vitin 2024. Me seli në Tiranë, kompania u krijua për të rigjallëruar industrinë ushtarake të Shqipërisë duke trashëguar dhe modernizuar kapacitetet prodhuese të Uzinës së Eksplozivëve në Mjekës, Uzinës Mekanike të Gramshit dhe Uzinës Mekanike të Poliçanit. 

news24 panorama

Sondazh

Poll