Aktualitet

Shqipëria gjatë komunizmit, profesori kanadez: Ishte shteti totalitar më paranojak që mund të imagjinoje

Peterson thotë se ka shpella (tunelë të nëndheshëm) kudo në Shqipëri që qeveria i ka gërmuar, sepse i gjithë rrëfimi ishte që Shqipëria ishte vendi më i pasur dhe më i dëshirueshëm në botë, dhe ishte e rrethuar nga armiq.

9 Gusht 2025, 08:46 Nga M.B
Shqipëria gjatë komunizmit, profesori kanadez: Ishte shteti totalitar
Jordan Perterson

TIRANA- Profesori kanadez i njohur si një intelektual me ndikim, Jordan Perterson ka thënë në intervistë se e ka vizituar Shqipërinë dhe se vendi ynë ishte më e keqja nga vendet sovjetike dhe kjo është një garë e vështirë për t'u fituar. Peterson thotë se ka shpella (tunelë të nëndheshëm) kudo në Shqipëri që qeveria i ka gërmuar, sepse i gjithë rrëfimi ishte që Shqipëria ishte vendi më i pasur dhe më i dëshirueshëm në botë, dhe ishte e rrethuar nga armiq. Ai shton se Shqipëria ishte shteti totalitar më paranojak që mund të imagjinoje.

"Një nga vendet që vizitova ishte Shqipëria, dhe Shqipëria ishte më e keqja nga vendet sovjetike dhe kjo është një garë e vështirë për t'u fituar. Ka shpella (tunelë të nëndheshëm) kudo në Shqipëri që qeveria i ka gërmuar, sepse i gjithë rrëfimi atje ishte që Shqipëria ishte vendi më i pasur dhe më i dëshirueshëm në botë, dhe ishte e rrethuar nga armiq.

Ishte si shteti totalitar më paranojak që mund të imagjinoje dhe ata nuk janë shumë të lumtur për shkatërrimin që ajo solli për 60 vjet. Dhe e shikojnë Perëndimin, pjesën më të mirë të tij, dhe mendojnë: Zot, mos e humbisni këtë, njerëz. Ne e kishim 'utopinë' totalitare, dhe nuk do ta rekomandoja", thotë Jordan Peterson.

jordan peterson

Sondazh

Poll