Aktualitet

Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias

Gjithashtu në deklaratë thuhet e ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar.

9 Gusht 2025, 08:28 Nga M.B
Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists:
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Rrjeti SafeJournalists Shqipëri ka reauar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se rrjeti shpreh shqetësim të thellë për pengimin në aksesin e zyrave të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë. 

Gjithashtu në deklaratë thuhet e ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Rrjeti SafeJournalists Shqipëri shton se veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias dhe se po e ndjekin nga afër situatën dhe do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet.

POSTIMI:

Rrjeti SafeJournalists Shqipëri shpreh shqetësim të thellë për pengimin në aksesin e zyrave të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë, siç raportohet aktualisht.

Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet.

news24

Sondazh

Poll