6 Gusht 2025, 17:22
Nga r.ll
hashim thaci
HAGË- Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që t'i zgjatet paraburgimi ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të akuzuarve të tjerë: Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut.
Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025. Gjyqtarja Masselot është shprehur se për Thaçin ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.
“Rreziku i pengimit nuk është zhdukur me mbylljen e çështjes së ZPS-së në çështjen 06, pasi procedurat mbeten ende në zhvillim dhe dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë mund të përballen me hakmarrje ose të nxiten për të tërhequr dëshmitë; (ii) rreziku i pengimit vlerësohet jo vetëm në lidhje me çështjen 06, por edhe me çështjen aktuale; dhe (iii) procesi i vazhdueshëm i zbulimit e rrit më tej këtë rrezik, pasi i jep z. Thaçit qasje në informacion sensitiv që lidhet me dëshmitarët”, thuhet në vendim.
Masselot ka shtuar se për ish-presidentin ende vazhdon dyshimi për kryerjen e veprave penale të cilat i janë ngarkuar. Gjyqtarja ka konstatuar gjithashtu se ekziston rreziku që ai të arratiset si dhe të kryej krime të tjera. Raportohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiç nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.
Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim që nga viti 2020, nën akuza për krime lufte, akuzohet tani edhe për pengim të drejtësisë në një rast të veçantë, së bashku me Kilajn, Smakajn dhe Fazliun. Gjykata Speciale ngriti aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë. Prokuroria thotë se ata kanë bashkëpunuar për të ndikuar dëshmitarët në rastin kryesor përmes vizitave jo të privilegjuara gjatë vitit 2023.
Ndërkohë ditën e nesërme në Prishtinë pritet të mbahet protesta në mbështetje të të paraburgosurve. Protesta e cila është planifikuar të zhvillohet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
hashim thaci gjykata speciale ne hage bashkim smakaj isni kilaj fadil fazliu
Politike
6 Gusht 2025, 17:01
E. D
foto nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Lars Hänsel, drejto...
Politike
6 Gusht 2025, 15:48
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se gjyqtari i saj, Radomir Llaban, u emërua më 2018 pasi ...
Politike
6 Gusht 2025, 15:47
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje në rrjetet siciale nga aksionin për lirimin e hap&...
Politike
6 Gusht 2025, 15:30
E. D
Giorgia Meloni dhe Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua...
Politike
6 Gusht 2025, 15:06
Vladimir Karaj
spiropali, rama
TIRANË- Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjet&e...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëviz...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
E. D
Peter Sorensen
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pa...
Politike
6 Gusht 2025, 14:24
M.B
Ilir Meta
TIRANA- 8 gushti ora 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta&nb...
Politike
6 Gusht 2025, 13:59
M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në kohën kur Radomir Llaban ishte dekretuar...
Politike
6 Gusht 2025, 13:34
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se Kreu i SPAK Altin ...