Politike

Dialogu Kosovë-Serbi/ Sorensen pas takimit me Osmanin dhe Kurtin: Situata politike nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë

Sorensen ka thënë se me Osmani Kurti kanë biseduar lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura nga dialogu Kosovë-Serbi. Gjithashtu ai ka theksuar se për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë gjërat mund të marrin më shumë kohë.

6 Gusht 2025, 14:44 Nga E. D
Dialogu Kosovë-Serbi/ Sorensen pas takimit me Osmanin dhe Kurtin: Situata
Peter Sorensen

KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. 

Sorensen ka thënë se me Osmani Kurti kanë biseduar lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura nga dialogu Kosovë-Serbi. Gjithashtu ai ka theksuar se për shkak të situatës aktuale politike në Kosovë gjërat mund të marrin më shumë kohë.

“Sapo pata takim me  kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai.

peter sorensen

Sondazh

Poll