6 Gusht 2025, 17:01
Nga E. D
foto nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU).
Kreydemokrati thekson se gjatë bisedës falënderoi Hänsel dhe drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, për mbështetjen e dhënë në forcimin e kapaciteteve të opozitës, hartimin e programit ekonomik dhe prezantimin e tij para publikut.
Lideri i opozitës theksoi gjithashtu në takim se Kryeministri Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një diktaturë autoritare. Ndër të tjera Berisha theksoi se Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian
Postimi i Berishës:
Takim me Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung. Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian. Mirënjohje mbështetjes së jashtëzakonshme nga CDU-ja gjermane.
Sot pata kënaqesi të prisja në një takim Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung. Në këtë takim shfrytezova rastin dhe falenderova Z. Hänsel, ashtu si dhe Drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, prezent në takim, për të gjithë mbështetjen tejet të çmuar që KAS i ka ofruar Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në dite te veshtira në rritjen e kapaciteteve të saj, në hartimin dhe promovimin e programit ekonomik para publikut shqiptar.
Shqipëria, theksova në takim, është një diktaturë autoritare e cila në dallim nga diktatura totalitare që kemi kaluar dekada më parë nuk ka ideologjinë, por ka drogën si forcë levizëse kryesore që vendos në rrugë, në parlament në qeveri, në gjyktata, prokurori, që vendos kush do jetë në qeveri dhe kush do jetë në parlament etj. Është droga që vendos kush kandidon, kush fiton e kush drejton vendin e agjencitë publike.
Janë së paku 28 deputetë që krimi i organizuar ka diktuar në zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç dëshmoi në mënyrën më ulëritëse rasti i kartelit të Troplinëve të cilët pas zgjedhjeve, u shpërblyen me leje kullash droge në Durrës. E informova Z. Hänsel se ky realitet është i shtrirë në Durrës, por dhe në Elbasan, Shkodër e kudo në vend, ku krimi elektoral kontrollon territorin me kamera, frikë, korrupsion e licenca kanabisi.
Mbështetur nga një reformë drejtësie që në vend të ndëshkimit u jep mbrojtje e paprekshmëri, krimi zgjedhor bëri që 11 maji të kthehej në farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. E turpshme ashtu si dhe letra dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa ministri i jashtëm tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite.
Një mentalitet kriminal që i karakterizon të gjitha hallkat e qeverisë Rama, që nga Kryeministri, Ministri e deri tek patronazhisti më i ulët. Duke kërkuar dhe ndihmën e partnerëve tanë perëndimor si KAS, Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Deputeti i Partisë Demokratike Z.Tomorr Alizoti, dhe Z.Akil Kraja, Drejtor i Fondacionit të PD për Liri dhe Demokraci.
sali berisha
Politike
6 Gusht 2025, 15:48
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se gjyqtari i saj, Radomir Llaban, u emërua më 2018 pasi ...
Politike
6 Gusht 2025, 15:47
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje në rrjetet siciale nga aksionin për lirimin e hap&...
Politike
6 Gusht 2025, 15:30
E. D
Giorgia Meloni dhe Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua...
Politike
6 Gusht 2025, 15:06
Vladimir Karaj
spiropali, rama
TIRANË- Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjet&e...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëviz...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
E. D
Peter Sorensen
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pa...
Politike
6 Gusht 2025, 14:24
M.B
Ilir Meta
TIRANA- 8 gushti ora 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta&nb...
Politike
6 Gusht 2025, 13:59
M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në kohën kur Radomir Llaban ishte dekretuar...
Politike
6 Gusht 2025, 13:34
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se Kreu i SPAK Altin ...
Politike
6 Gusht 2025, 13:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qart&eu...