6 Gusht 2025, 14:24
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- 8 gushti ora 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Ditën e sotme mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit. Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.
Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta
Politike
6 Gusht 2025, 13:59
M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në kohën kur Radomir Llaban ishte dekretuar...
Politike
6 Gusht 2025, 13:34
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se Kreu i SPAK Altin ...
Politike
6 Gusht 2025, 13:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qart&eu...
Politike
6 Gusht 2025, 13:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se krimi elektoral...
Politike
6 Gusht 2025, 13:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryeministri Edi Rama p&eum...
Politike
6 Gusht 2025, 12:49
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkall...
Politike
6 Gusht 2025, 12:21
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Ko...
Politike
6 Gusht 2025, 10:47
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko ...
Politike
6 Gusht 2025, 10:36
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se që nga 1 gushti, receta mjek&eu...
Politike
6 Gusht 2025, 10:01
M.B
Emisari evropian, Peter Sorensen, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-S...