6 Gusht 2025, 15:48
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se gjyqtari i saj, Radomir Llaban, u emërua më 2018 pasi i ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretimit nga presidenti i Kosovës. Në një reagim për media të mërkurën, Kushtetuesja tha se Llaban ka qenë i punësuar në gjykatën më të lartë të vendit nga viti 2011, fillimisht si këshilltar juridik, para se të emërohej gjyqtar më 9 gusht 2018.
Ky reagim vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se, për shkak Llabanit, ka tërhequr një kërkesë drejtuar Kushtetueses në korrik, përmes së cilës kërkoi sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi. Llaban ishte caktuar si gjyqtar raportues për këtë lëndë.
Sipas saj, institucionet e sigurisë më 2018, 2021 dhe 2024 kanë dorëzuar informacione lidhur me “veprimtarinë e rrezikshme” të Llabanit. Osmani tha se, sipas informatave “të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Shefja e shtetit nuk tregoi se çfarë rreziku përbën Llaban për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke argumentuar se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të sigurisë. Kushtetuesja tha se është e drejtë e palëve para gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, “të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës”. Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.
Kush është Radomir Llaban?
Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018. Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.
Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim. Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë. Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.
Shkarkimin e një gjykatësi të Kushtetueses e bën presidenti i Kosovës. Por, propozimi për shkarkimin e tij paraprakisht duhet të bëhet nga dy e treta e gjyqtarëve të Kushtetueses – që ka gjithsej nëntë gjykatës – dhe kjo kërkesë t’i dërgohet Presidencës./REL
gjykata kushtetuese ne kosove vjosa osmani radomir llaban
Politike
6 Gusht 2025, 15:47
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje në rrjetet siciale nga aksionin për lirimin e hap&...
Politike
6 Gusht 2025, 15:30
E. D
Giorgia Meloni dhe Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua...
Politike
6 Gusht 2025, 15:06
Vladimir Karaj
spiropali, rama
TIRANË- Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjet&e...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëviz...
Politike
6 Gusht 2025, 14:44
E. D
Peter Sorensen
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pa...
Politike
6 Gusht 2025, 14:24
M.B
Ilir Meta
TIRANA- 8 gushti ora 10:00 do të mbahet seanca në GJKKO për Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta&nb...
Politike
6 Gusht 2025, 13:59
M.B
Albulena Haxhiu
KOSOVA- Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se në kohën kur Radomir Llaban ishte dekretuar...
Politike
6 Gusht 2025, 13:34
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se Kreu i SPAK Altin ...
Politike
6 Gusht 2025, 13:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qart&eu...
Politike
6 Gusht 2025, 13:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se krimi elektoral...