Politike

"Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën!" Berisha: PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre

Berisha tha se largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.

6 Gusht 2025, 13:31 Nga M.B
"Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me kryeministrin Edi Ramën, sipas tij, nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Berisha tha se largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ai shtoi se PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë.
Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Ata janë përfaqësuesit e shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve. Dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, e cila ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja e vetme nga kjo situatë.

sali berisha

Sondazh

Poll