6 Gusht 2025, 13:26
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se krimi elektoral i kryeministrit Edi Rama nuk ka të ndalur, pasi sipas tij Rama ka përdorur pagesat për personat me aftësi ndryshe në kulmin e fushatës elektorale për të blerë vota. Berisha theksoi se Rama ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë.
Kryedemokrati gjithashtu theksoi se dënon dhe njëherë me forcën më të madhe këtë farsë të shëmtuar zgjedhore dhe theksoi se PD kurrë nuk do të njohë.
"Por, pse unë u ndala te kjo? Sepse krimi elektoral i Edi Ramës nuk ka të ndalur. Ai ka përdorur pagesat për personat me aftësi ndryshe në kulmin e fushatës elektorale për të blerë vota. Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë, ka shpërndarë si shpërblim 4 mijë lekë apo 40 euro. Një vendim, të cilin e kanë marrë në dhjetor, por e kanë zbatuar pikërisht atëherë kur nuk mund të zbatohej, e kanë zbatuar në fushatën elektorale.
Solla këto shembuj për të ilustruar cinizmin ekstrem dhe pashpirtësinë e narkoqeverisë, e cila ndonëse i lë në kushte më të mjera, ju e patë, pensioni në Shqipëri është 60 përqind më i ulët se sa në vendin me pensionin më të ulët në Europë. Dhe në vend se të ishte ndjekur politika e rritjes së pensioneve, e vendosjes së minimumit jetik, ndiqet praktika e shpërblimit për votë si për pensionistët, ashtu edhe për 200 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Dënoj dhe njëherë me forcën më të madhe këtë farsë të shëmtuar zgjedhore dhe deklaroj se PD kurrë nuk do të njohë, nuk do ta pranojë. Do bëjë gjithçka që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
6 Gusht 2025, 13:23
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryeministri Edi Rama p&eum...
Politike
6 Gusht 2025, 12:49
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkall...
Politike
6 Gusht 2025, 12:21
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Ko...
Politike
6 Gusht 2025, 10:47
E. D
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të presë sot në takim ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko ...
Politike
6 Gusht 2025, 10:36
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se që nga 1 gushti, receta mjek&eu...
Politike
6 Gusht 2025, 10:01
M.B
Emisari evropian, Peter Sorensen, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
KOSOVA- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-S...
Politike
5 Gusht 2025, 21:58
r.ll
osmani, trump
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të...
Politike
5 Gusht 2025, 18:46
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e Shqipëria Bëhet. Kj...
Politike
5 Gusht 2025, 17:14
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit n&eum...
Politike
5 Gusht 2025, 16:50
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkes...