Aktualitet

Shiti të njëjtin apartament dy herë/ Vihet në pranga noterja në Tiranë, Prokurori e liron, hetim në gjendje të lirë për 57-vjeçaren

Sipas policisë noterja dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

5 Gusht 2025, 16:17 Nga E. D
Shiti të njëjtin apartament dy herë/ Vihet në pranga noterja
foo ilustruese

TIRANË- Një 57-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të operacionit “Apartamentet”. Sipas policisë noterja dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal. Ndërkohë materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për hetime të mëtejshme mbi këtë rast që ngre dyshime për mashtrim në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

policia e tiranes

Sondazh

Poll