Aktualitet

Përfundon afati për heqjen vullnetare/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë, Këshilltari: Ndërhyrjet po kryhet pa një vendim të shkruar

Pas aksionit ka reaguar menjëherë Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri. Ai thotë se kjo ndërhyrje po kryhet pa një vendim të shkruar, dhe theksoi se kryebashkiakët nuk po e kundërshtojnë Kryeministrin Edi Rama.

5 Gusht 2025, 11:04 Nga E. D
Përfundon afati për heqjen vullnetare/ Nis aksioni për lirimin e
foto ilustruese

KORÇË- Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit (IMT), e mbështetur nga Policia Bashkiake e Korçës, ka nisur ndërhyrjen për prishjen e konstruksioneve metalike në pedonalen e qytetit të Korçës, pasi ka përfunduar afati për lirimin vullnetar të hapësirave publike.

Pas aksionit ka reaguar menjëherë Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri. Ai thotë se kjo ndërhyrje po kryhet pa një vendim të shkruar, dhe theksoi se kryebashkiakët nuk po e kundërshtojnë Kryeministrin Edi Rama.

Prej më shumë se një muaji, në vend po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. 31 korrik, ishte afati i fundit për bizneset që kanë aktivitetin e tyre në akset nacionale, që të lironin hapësirat në të kundërt për ta do të kishte penalitete.

 

korce imt

Sondazh

Poll