Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Orët e fundit janë evidentuar 16 vatra, një mbetet aktive dhe një nën monitorim

Ministria informon po ashtu se në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

5 Gusht 2025, 10:50 Nga M.B
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Orët e fundit janë
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Mbrojtejes ka informuar se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim.

Mësohet se një nga vatrat aktive është në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, ku vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme. Gjithashtu vatër aktive mbetet edhe në zonën e quajtur Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), ku zjarri është vënë nën kontroll, por po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Ministria informon po ashtu se në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore. Në njoftim u bëhet thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

Njoftimi:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim

Vatra aktive:
- Në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.
- Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Zjarre të shuar:
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!

zjarret ne vend

Sondazh

Poll