Aktualitet

Kishte fshehur kokainë në marshin e makinës/ 24-vjeçari shqiptar arrestohet për herë të dytë brenda katër muajve në Itali

Gjatë kontrollit 24-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine prej 40 dozash kokainë dhe 4 mijë euro cash.

4 Gusht 2025, 15:20 Nga E. D
Kishte fshehur kokainë në marshin e makinës/ 24-vjeçari
foto ilustruese

ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane brenda dy herë brenda këtij viti. Sipas mediave italiane operacioni u krye disa ditë më parë nga karabinierët e Ternit. Gjatë kontrollit 24-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine prej 40 dozash kokainë dhe 4 mijë euro cash.

I ndaluar për një kontroll në rrugë në Sabbione, pasi e kishin njohur nga një raport i mëparshëm për posedim dhe trafik droge në muajin prill, kur ishte proceduar, karabinierët vendosën ta kontrollonin personin dhe makinën e tij. Dyzet doza kokaine u gjetën nën dorezën e marshit. Kontrolli u zgjerua në banesën e tij, ku ata sekuestruan edhe 4000 euro në para të gatshme, të ardhurat e trafikimit të drogës.

policia italiane

Sondazh

Poll