Aktualitet

Ermir Ndrejaj u prangos pas urdhrit të SPAK, "Cinco" në Belgjikë nuk u mbajt në burg për shkak të kujdesit specifik për shëndetin

Lidhur me të raportohet se "Cinco" vuan nga leuçemia prej vitesh dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit. Sipas informacioneve, Ndrejaj në Belgjikë nuk u mbajt në burg për shkak të kujdesit specifik për shëndetin. 

4 Gusht 2025, 13:51 Nga Dosja.al

Ermir Ndrejaj u prangos pas urdhrit të SPAK, "Cinco" në

TIRANA- Ermir Ndrejaj i njohur si "Cinco" është një nga 4 të arrestuarit të cilët u vendosën në pranga pas operacionit të zhvilluar nga policia një javë më parë me urdhër të SPAK. Ndrejaj u prangos së bashku me vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. 

Media belge “Gazet van Antwerpen”  pak muaj më parë i kushtuan një artikull Ndrejajt dhe shqiptarëve të tjerë të cilët luanin një rol të rëndësishëm në botën e drogës në Antwerp. Sipas medias belge "Cinco" është figurë e njohur e disa hetimeve të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank. Lupës së  “Gazet van Antwerpen” nuk i kanë shpëtuar as bizneset e 44-vjeçarit të cilat ndodhen në zona të rëndësishme të kryeqytet.

Lidhur me të raportohet se "Cinco" vuan nga leuçemia prej vitesh dhe ky mund të konsiderohet si një nga rastet ku qëndrimin në burg mund të rrezikojë jetën e individit. Sipas informacioneve, Ndrejaj në Belgjikë nuk u mbajt në burg për shkak të kujdesit specifik për shëndetin. 

Me arrestimin e tanishën nuk dihet saktësisht se çfarë ai rrezikon, por mësohet se avokati ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se rasti i tij, leuçemia, kërkon trajtim special. Tashmë mbetet për t'u parë se si do të veprojë SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve me rastin e Ndrejajt.

 

ermir ndrejaj

Sondazh

Poll