Aktualitet

Aksident i rëndë në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin, humb jetën 75-vjeçari

Siç raportohet mjeti bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

4 Gusht 2025, 11:38 Nga E. D
Aksident i rëndë në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë
foto ilustruese

DEVOLL- Një aksident i rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku si pasojë ka humbur jetën një 75-vjeçar. Siç raportohet mjeti bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht mendohet se zetori ka humbur kontrollin në një terren të vështirë dhe është përmbysur në një kthesë.

aksident ne devoll

Sondazh

Poll