Aktualitet

Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në zonën e Freskut/ Vihet në pranga bashkëpunëtori i autori të ngjarjes

Policia bën me dije se në pranga është vënë bashkëpunëtori i autori të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

4 Gusht 2025, 11:26 Nga E. D
Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në zonën e Freskut/
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit në zonën e Freskut në Tiranë. Policia bën me dije se në pranga është vënë bashkëpunëtori i autori të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi J. A., Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim A. G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit K. C. (L), i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

poliica e tiranes

Sondazh

Poll