4 Gusht 2025, 11:12
Nga E. D
policia
VLORË- Policia ka dhënë detaje nga hetimet për vrasen e Renato Hoxhës. Në një deklaratë policia njoftoi arrestimin e Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i dyshuar si një nga autorët kryesorë të vrasjes.
Policia gjithashtu theksoi se në kërkim është shpallur një shtetas rumun 53-vjeçar me precedent penal, si bashkëpunëtor në këtë krim. Rumuni është identifikuar si Daniel Cornea.
Për këtë vrasje është nën hetim edhe një person tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve.
Në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.
Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:
* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;
* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.
daniel cornea
Aktualitet
4 Gusht 2025, 11:02
E. D
Flodian Plaku
VLORË- Policia dha detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, operacion i zhvilluar ditën e djeshme në një hotel në Orik...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:29
E. D
Flodian Plaku
VLORË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtja...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:23
Elton Qyno
Flodian Plaku
VLORË- Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel "Doko" në Radhim&eum...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 10:17
E. D
Drejtori i Policisë së Vlorës
VLORË- Drejtori i Policisë së Vlorës përmes një deklarate ka dhënë det...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 09:54
M.B
Flodian Plaku
VLORË- Personi në foto është Flodian Plaku, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas dhe që ësht...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 09:09
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” ndërsa Q...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 08:09
M.B
Foto ilustruese
DELVINA- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Skerficës. Sipas informacioneve, për të parandaluar ...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 07:48
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Forumi Ekonomik Botëror ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga situata e zjarreve në Shqip...
Aktualitet
4 Gusht 2025, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sip...
Aktualitet
3 Gusht 2025, 22:36
E. D
Klevis Hoxhosmani dhe Kejda Ajazi,
TIRANË- Arrestimi i 37-vjeçarit Klevis Hoxhosmanit, ka marrë edhe vëmendjen e mediave në...