Aktualitet

U mbyt në rezervuarin e ujërave të zeza/ Dalin detaje nga ngjarja tragjike, ja si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar

Siç u raportua 55-vjeçari u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.

4 Gusht 2025, 15:10 Nga E. D
U mbyt në rezervuarin e ujërave të zeza/ Dalin detaje nga ngjarja
foo ilustruese

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion. Siç u raportua 55-vjeçari u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.

Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar. Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari. Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar. Megjithatë hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë të vërtetën. 

greqi

Sondazh

Poll