Politike

“Ki kujdes se je i vetëm”/ Lefter Maliqi zbulon sms-të që i vijnë në telefon: Kemi njerëz në burg për 5 gram drogë,

30 Janar 2020, 14:42 Nga DOSJA
“Ki kujdes se je i vetëm”/ Lefter Maliqi zbulon sms-të

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit i ka hedhur akuza socialistëve dhe demokratëve, ndërsa e ka quajtur të cunguar aminstinë për të burgosurit. Gjatë kësaj seance, Maliqi u shpreh se po lirohen trafikantët dhe po lihen në burg ata që janë kapur me 5 gram drogë, duke shtuar se të pasurit kanë para dhe dalin sërish.

“Kemi para një klan mafioz. Të gjithë më çojnë SMS më thonë kujdes se je i vetëm. Pse nuk e  pranuar interpelencën. Ka frikë. E di shumë mirë unë si fitoi ky në vitin 2017. Kjo amnisti është e cunuguar sepse kemi njerëz në burg për 5 gramë drogë. Të varfërit në burg, të pasurit të lire, i pasuri ka para dhe del, i varfëri rri 7 vite në burg”, u shpreh Maliqi. Kjo rilindje do rrëzuar. Ka socialistë të ndershëm që duhet të drejtojnë Shqipërinë”,  u shpreh  Maliqi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi seancë plenare 30 janar 2020 lefter maliqi seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll