Aktualitet

Në kërkim për 11 vjedhje në Durrës dhe Tiranë, arrestohet "skifteri" 21-vjeçar

21-vjeçari është identifikuar me inicialet O.H. Sipas policisë i riu gjatë muajit korrik ka vjedhur në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino.

2 Gusht 2025, 12:40 Nga N.F
Në kërkim për 11 vjedhje në Durrës dhe Tiranë,
Foto

DURRËS- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Durrës. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte në kërkim nën akuzën për vjedhje. Sipas njoftimit të policisë i riu është autori i 11 vjedhjeve në Tiranë dhe Durrës.

21-vjeçari është identifikuar me inicialet O.H. Sipas policisë i riu gjatë muajit korrik ka vjedhur në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse.

I arrestuari akuzohet  për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga 21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

vjedhje ne tirane dhe durres

Sondazh

Poll