Aktualitet

Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit, në pranga "skifteri" që la pa drita rrugët në Durrës (EMRI)

Sipas policisë i arrestuari është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit.

2 Gusht 2025, 09:47 Nga N.F
Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit, në pranga
Autori

DURRËS- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari ka vjedhur abujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve. Sipas policisë i arrestuari është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit.

I arrestuari është identifikuar si Amaraldo Vezi. Policia po vion punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer Vezi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Light”. Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

vjedhje ne durres

Sondazh

Poll