Aktualitet

"Pandora"/ Dyshohet se mashtronin qindra gjermanë përmes "Call Center", GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në "arrest shtëpie"

GJKKO ka lënë nën masën "arrest në burg" Emiljano Sejdillarin, Tafil Dyrmishin, Sokol Krasniqin, Eltion Logun, Rodrigo Gugën dhe në "arrest në shtëpie" Lisjane Çulanin, Mateo Llozhin dhe Kejdi Nukën.

2 Gusht 2025, 12:08 Nga M.B
"Pandora"/ Dyshohet se mashtronin qindra gjermanë përmes
Foto ilustruese

TIRANA- GJKKO ka konfirmuar sot masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit që dyshohet mashtruan qindra gjermanë përmes "Call Center". Bëhet me dije se GJKKO ka lënë nën masën "arrest në burg" Emiljano Sejdillarin, Tafil Dyrmishin, Sokol Krasniqin, Eltion Logun, Rodrigo Gugën dhe në "arrest në shtëpie" Lisjane Çulanin, Mateo Llozhin dhe Kejdi Nukën.

Mësohet se një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Disa ditë më parë u bë me dije se një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë ndërsa anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto.

Drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, Oliver Hofsman, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi, se hetimet mbi e mashtrimit kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh. Hofsman tregoi se si filloi operacioni nisi në dhjetor 2023. Zyrtari gjerman tha se nisën të përgjonin mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuan gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjeve me qëllim këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangnin humbje financiare prej miliona eurosh.

Ai shtoi gjatë konferencës se paralelisht me këtë zhvilluan hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Zyrtari gjerman tha se ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta. Ai theksoi se janë dhënë dënime të shumta ndër ta edhe organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. 

gjkko

Sondazh

Poll