2 Gusht 2025, 11:42
Nga N.F
Pushka
KRUJË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë. Arrestimi i të riut ka ndodhur pas një sherri i cili agravoi në përdorim armësh. Sipas policisë i arrestuari pas një sherri me fqinjin e tij ka marrë pushkën dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së tij.
Policia bën me dije se i riu ka patur konflikte të vazhdueshme me komshiun. Nga ky operacion është sekuestruar arma e zjarrit dhe municion luftarak. I riu mësohet se është me precedent të mëparshëm penal.
Njoftimi i Policisë:
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale. Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe. Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
qelloi ne banesen e komshiut arrestohet i riu ne kruje
Aktualitet
2 Gusht 2025, 11:26
N.F
Emanilda Rama dhe Çlirim Dogani
FIER- Prokuroria e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me detajet e zbardhura nga vrasja e...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 11:12
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qyetarëve q&...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 10:36
Dosja.al
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqër...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 09:48
M.B
Has
HAS- Media britanike "Daily Mail" ka publikuar një reportazh që lidhet me fenomenin e emigrimit të burrave djemve shqiptar&eum...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 10:12
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me videon e shpërnda...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 10:03
N.F
Foto
BULQIZË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë. I riu është prangosu...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 09:47
N.F
Autori
DURRËS- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- "BBC" i ka kushtuar gjithashtu një artikull vendimit të Gjykatë Evropiane të Drejtësisë...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:45
N.F
Foto
SARANDË- Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. M...
Aktualitet
2 Gusht 2025, 08:03
N.F
Foto
PRISHTINË- Një sherr mes efektivëve të policisë është regjistruar brenda komisariatit “Jugu”...